Xhafaj-Opozitës: Bashkojuni luftës ndaj krimit, lërini sulmet personale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se operacioni “Forca e Ligjit” i cili ka mbështetjen edhe të FBI-së, do të sjellë frytet e veta, në goditjen e krimit dhe kriminelëve.

Kliko per me shume info

Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën kundër krimit, ndërsa i bëri thirrje asaj që të bashkohet në këtë luftë pa kompromis, dhe të ndalojë sulmet personale. Sipas tij nëse opozita do të vijojë me sulme personale, do të përballet me heshtje, pasi ministri i Brendshëm nuk do të përfshihet në të tillë debat.

Po ashtu ai u shpreh se do të punohet fort për pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat e inkriminuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here