Denoncimi/ A morën Xhafa dhe Çako pjesën e tyre nga paratë e Sotës?!

Aktualitet

Ish-kryeministri Saliu Berisha thotë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë së shtetit Haki Çako janë të dyshuar si përfitues nga paratë që u gjetën në makinën e Orest Sotës.

Berisha i referohet një deklarate të bërë në emisionin “Opinion” nga gazetari Basir Çollaku. Ky i fundit tha se në makinën e Orest Sotës i kapur me 863 mijë euro kanë qenë 4 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Berishës në makine me Orest Soten kane qenë Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Tahirit, dhe se ata kane marre gjate largimit, ne prani te policisë çanta te medha me para.

Berisha shkruan se të gjitha keto të dhëna u fshehën nga policia, e cila la te largohen te lire ne kundershtim flagrant me ligjin, nenin 301 te kodit penal, personat me çantat e parave.

“A moren Xhafa me Çakon shperblim ndonjeren prej çantave per çka dhe bene çdo gje qe te fshehin krimin, kjo duhet hetuar me perparesi nga prokuroria” – shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT