“X-Men: Dark Phoenix”, thyen zemrat e fansave

Soft

Pas “Logan – The Wolverine”, një nga kapitujt e universit X-Men me më shumë sukses, “20th Century Fox” po lançon “X-Men: Dark Phoenix”.

Sipas zërave që qarkullojnë në korridoret e Hollywood-it, duket se filmi i radhës i sagës do të shkojë akoma më tej, duke copëtuar zemrat e fansave të shumtë të mutantëve Marvel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portali “That Hashtag Show” ka raportuar se disa burime, jo të konfirmuara, kanë folur për një vdekje të rëndësishme në kapitullin e radhës.

Sipas këtyre zërave, filmi do të tregojë Jean Grey (Sophie Turner) në një udhëtim shkatërrues, i ngjashëm me atë të komikëve. Kur Fenice nis të bëhet shumë e fuqishme për t’u kontrolluar nga Jean, duket se do të përfundojë duke vrarë një prej mutantëve origjinalë të sagës: një prej Charles Xavier (James McAvoy), Magneto (Michael Fassbender), Beast (Nicholas Hoult) dhe Mystica (Jennifer Lawrence), do të takojë vdekjen.

ME TE LEXUARAT