Vuani nga kapsllëku? Ja mënyrat natyrale për ta trajtuar

Kapsllëku është një kusht shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit. Disa nga faktorët që ndikojnë në kapsllëk janë dieta e varfër ushqimore, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i ushqimeve të thata, dehidratimi etj.

Shpesh kapsllëku është etiketuar si “çrregullimi urban” për shkak se banorët e qytetit janë më të prekur nga ky problem për shkak të orareve të zgjatura të punës, mënyrës së ushqyerjes etj.

Kliko per me shume info

Metodat natyrore janë shumë efektive në trajtimin e këtij problemi. Nëse ndiqni me përpikmëri këto metoda ju do të rregulloni problemin tuaj brenda 1-2 javësh pa medikamente:

LEXO EDHE:  Kujdes, kjo gjë është e rrezikshme për fëmijët

Pini lëngje: rritja konsumimit të ujit dhe lëngjeve ndihmon rregullimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe lehtëson kapsllëkun. Pini të paktën 7-8 gota ujë në ditë. Në mëngjes esëll pini 1 gotë me ujë të vakët, 1 gotë dhallë ose 1 gotë me lëng frutash të freskët.

Tërshëra: fillojeni mëngjesin gjithmonë me tërshërë. Ajo është e pasur me fibra që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut. Tërshëra ndihmon në ruajtjen e bilancit normal të fluideve në zorrë gjithashtu. Hani tërshërë me kos dhe fruta të thata ose të freskëta.

LEXO EDHE:  Ja çfarë ndodh nëse pini ujë në 6 të mëngjesit

Lëng spinaqi: është një nga metodat më të mira për luftimin e kapsllëkut. Pini 100-150 ml lëng spinaqi 2-3 herë çdo ditë.

Hani fiq: janë të pasur me fibra dietike dhe kalcium, këto elemente e bëjnë këtë frut një pastrues natyror. Hani 4-5 fiq të thatë ose të freskët në mëngjes.  Një mënyrë tjetër mjaft e përdorur është valimi i 7-8 fiqve të thatë dhe pirja e ujit të tyre esëll në mëngjes dhe në darkë para gjumit.

LEXO EDHE:  3 veprimet e përditshme që bëni pa vetëdije, por që dëmtojnë shëndetin tuaj

Farat e linit: farat e linit janë të pasura me acide yndyrore dhe fibra. Shtoni 1-2 lugë fara lini në sallatë ose në kos dhe konsumojini çdo ditë. Farat e linit ndihmojnë në lëvizshmërinë e zorrëve dhe zbusin jashtëqitjen.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here