Atentat pranë shtëpisë në Shkup, vritet me 7 plumba futbollisti

Kosovë&Rajon

Humb jeten ne spital futbollisti i qelluar me arme ne Maqedoni.

Policia ka thene se personi M.J. që rreth orës 18:00 u qëllua me armë zjarri në rrugën “Vlladimir Komarov” në Aerodrom është dërguar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, pa shenje jete, informojnë për MIA-n nga ai institucion shëndetësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Personi i qëlluar u soll në Klinikën për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’-Shkup, pa shenja jete. Edhe krahas asaj që mjekët tentuan ta rianimojnë 40 minuta, pas gjithë përpjekjes së bërë është konstatuar vdekja”, theksuan nga Klinika.

Sulmi

Rreth orës 18 pasditen e sotme në afërsi të Red Kafesë në lagjen Aerodrom, është plagos rëndë një person. Policia konfirmoi se ndaj viktimës është shtënë me armë zjarri dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesi ka shtënë 4 deri 5 plumba në pjesën e sipërme të trupit të plagosurit, i cili siç mësohet është një futbollist aktiv i njohur.

Sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet akoma në arrati, ndërsa policia nuk ka akoma të dhëna për identitetin e tij.

Në vendngjarje, në rrugën Vlladimir Komarov në Aerodrom, është duke u kryer ekspertizë nga ana e policisë.

ME TE LEXUARAT