Vrau me thikë 16-vjeçarin në Kukës, i hodhi fjalë kushërirës së tij

Një ditë pas krimit autori që vrau me thikë 16 vjeçarin në Kukës është rrëfyer për ngjarjen në polici. Roland Matranxhiu ka treguar se kohë më parë kushërira e tij ishte ankuar se viktima e kishte ngacmuar me fjalë. Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Roland Matranxhiu takoi 16 vjeçarin Algis Metallari për t’i kërkuar llogari për kushërirën. Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë adoleshentin Metallari. I riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Kurse autori u kap pak minuta pas krimit në dalje të qytetit.

Kliko per me shume info

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten ne darkë në qendër të Kukësit. Policia e gjeti  thikë me të cilën u vra 16 vjeçari pranë obeliskut të eksodit ‘99.  Roland Matranxhiu, jetonte në konviktin e Medresesë në Kukës, ndërsa viktima banonte nga fshatin Bicaj 10 km nga qyteti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.