Vrau gruan se nuk i bëri mëngjesin, 50-vjeçari në gjyq: Mu errësuan sytë, nuk di ç’bëra

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Sami Metushi, për akuzën e “vrasjes”. Në seancën e mbajtur mesditën e sotme, Metushi ka qenë i pranishëm në sallë, ndërsa ka shfaqur pendesë para gjykatës.

Sipas informacioneve nga Krimet e Rënda, 50-vjeçari është shfaqur i përlotur dhe ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja.

Kliko per me shume info

“Mu errësuan sytë në ato momente, nuk di çfarë bëra ashtu. Nuk doja ta vrisja, jam penduar për veprimin që bëra”, mësohet t’i jetë drejtuar Metushi Gjykatës.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte në fshatin Karpen të Kavajës, ku shtetasi Sami Metushi qëlloi katër herë me thikë bashkëshorten e tij Sose Metushi.

Ngjarja ka ndodhur kur fëmijët e tij ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë, ndërsa gjithçka ka nisur pas një sherri. Sipas burimeve, sherri mes çiftit nisi për shkak se viktima nuk i kishte bërë gati mëngjesin Samiut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.