Vrau dhe varrosi të bijen në oborr, ndërron jetë në QSUT

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT shtetasi 74-vjeçar Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për veprën penale “Vrasja”.

Emri i Brahim Facaj, tronditi opinionin publik në vitin 2006, pasi u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, kishin vrarë vajzën e tyre në vitin 1996, dhe e kishin varrosur atë në oborrin e shtëpisë.

LEXO EDHE:  Studiuesi zbulon të vërtetën e fshehtë të Qemal Stafës
Kliko per me shume info

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër në vitin 2006, pasi u shpallën fajtor për veprën penale , “vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “fshehje të krimit”.
Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, ka vendosur 15 vjet burgim.

LEXO EDHE:  Dosja në gjykatë/ Mbyllen hetimet për dy ish-drejtorët e Rrugëve

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here