U pagua 3 mijë euro. Del foto e shqiptarit që vrau avokatin grek

Kliko per me shume info

Mediat greke kanë publikuar sot foto nga momenti i arrestimit të një 32 vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e avokatit grek Mihal Zafiropoulos.

Avokati u vra një muaj më parë afër zyrës së tij në Athinë.

Kliko per me shume info

Para policisë shqiptari ka deklaruar se: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.

Sipas mediave fqinje ai është paguar me 3 mijë euro për vrasjen e avokatit.

Në materialin e pulbikuar dëgjohen zërat e policëve që thërrasin “Policia, policia! Ndal Policia, mbaji duart mbi timon. Mos lëviz policia. Mos lëviz mbaji duart mbi timon”, duke u kërkuar shqiptarit të ndalojë makinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.