Vrasja tragjike e profesorit në Moskë nga studentët, i publikojnë fotot në internet

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një student 19 vjeç nga Moska ka vrarë me thikë mësuesin e tij, 44-vjeçarin Sergej Danilov, pastaj ka postuar fotot në ‘Vkontakte’ (‘Facebook’ rus) dhe në fund ka vrarë veten.

Policia e Moskës ka dalë në këtë përfundim pasi ka gjetur në zyrën e Danilov dy trupat e pajetë.

Kliko per me shume info

Më herët, profesori e kishte paralajmëruar të riun se do ta përjashtonte nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave në javët e fundit. Dyshohet se është kjo arsyeja nisjes së tragjedisë.

Për momentin hetuesit nuk përjashtojnë asnjë hipotezë dhe po vlerësojnë nëse në vrasje mund të jetë përfshirë ndonjë person i tretë.Autoritetet kanë deklaruar se nuk përjashtohet fakti që të ketë qenë dikush tjetër që mund të ketë ekzekutuar mësuesin dhe studentin.
Në profilin social të Andrejt janë publikuar foto që shfaqnin studentin duke qeshur në krah të trupit të pajetë të profesorit. Imazhe që më pas janë hequr, por që vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale ruse. Në krah të dy viktimave janë gjetur një thikë dhe një motosharrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.