Vrasja ne Itali/ Autopsia: Emigranti goditi bashkeshorten dy here me thike

Aktualitet

Emigranti ne Itali, Dritan Sulollari, ka goditur dy here me thike bashkeshorten e tij Migena Këllezi, e cila si pasoje humbi jeten diten e enjte. Ky është rezultati i autopsisë së kryer në Udine.

Megjithatë, vetëm pas 60 ditësh do të jetë e mundur që të bëhen ekzaminime më të specializuara, të cilat do të japin një pamje më të qartë të asaj që ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga mediat lokale mësohet se Sulollarit i është dhënë masa arrest me burg sepse ai mund të arratiset, mund të prishë provat ose të vrasë sërish.

37-vjeçari e pranoi që e kishte kryer ai krimin, por nuk dha detaje sepse nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Çifti ishte në prag të divorcit dhe së bashku kishin një djalë 8 vjeç.

Avokati i Dritan Sulollarit, Paolo Bevilacqua është shprehur më parë, se klienti i tij është shumë i rënduar psikologjikisht prej asaj që ka ndodhur.

ME TE LEXUARAT