Vrasja makabre e 21- vjeçarit shqiptar në Angli, të akuzuarit pranojnë krimin

Dy të akuzuarit për vrasjen e shqiptarit Shkëlzen Dauti në Southampton marsin e këtij viti kanë pranuar krimin.

Sipas mediave vendase, shtetasit anglezë Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, dy 27 – vjeçar nga Uellsi verior, pranuan gjithashtu akuzat e grabitjes.

Kliko per me shume info

Williams pranoi gjithashtu posedimin e një thike.

Ata pritet që të njihen me dënimin nga gjykata e Ëinchester të enjten. Ëillimas nga Flintshire dhe Jones nga Denbighshire u arrestuan pasi Dauti u godit për vdekje me thikë në Gilpin Close.
Hetuesit britanikë e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si “një sulm të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë, që Lee Ëilliams dhe Christopher Jones e ndërmorën për të përmbushur babëzinë e tyre”.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe të fejuarën për humbjen e tyre. Shpresoj që verdikti të mund t’ia lehtësojë sa më shumë dhimbjen”, tha detektivi Liz Ëilliams.
21- vjeçari Shkëlzen Dauti, i njohur ndryshe si Genny, u godit me thikë në kraharor mëngjesin e 11 Marsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here