“Pse s’ma ke bërë gati mëngjesin?!” Zbardhet e vërteta e vrasjes në Kavajë

Zbardhet e vërteta e krimit në familje në fshatin Karpen të Kavajës. Sami Metushi, 50 vjeç, dyshohet se e ka qëlluar katër herë me thikë bashkëshorten e tij Sose Metushi, pasi ajo nuk i kishte bërë gati mëngjesin.

“Pse s’ma ke bërë gati mëngjesin?”, ishte pikërisht kjo fjali që kishte nxehur gjakrat tek çifti Metushi.

Kliko per me shume info

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 11:00, në fshatin Karpen të Kavajës, ndërsa autori i krimit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Pas një debati me bashkëshorten e tij Sose Metushi, brenda në banesë, ai në një moment gjaknxehtësie mori thikën e bukës duke e qëlluar atë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit. Goditjet kanë qenë fatale duke i marrë jetën 48- vjeçares, nënë e pesë fëmijëve. Policia është njoftuar për krimin e rëndë që ndodhi në fshatin Karmen, rreth 8 km nga Kavaja, dhe menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes, njofton panorama.

Sipas të dhënave, autori nuk ka tentuar të arratiset, por e ka pritur policinë në banesë. Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa ka pranuar krimin e kryer prej tij. Sipas të dhënave, në momentin e arrestimit ai ishte në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike dhe e ka pasur të pamundur të shpjegojë atë çfarë kishte ndodhur.

Me të vetmit që ka folur kanë qenë tre fëmijët e tij, të cilët në momentin e vrasjes së nënës së tyre kanë qenë në oborr. Ata kanë mbetur të tronditur teksa kanë parë babanë e tyre me duart e gjakosura, ndërsa më pas ai u tregoi se u kishte vrarë të ëmën me thikë. “Jemi të shokuar. Prindërit tanë nuk kanë pasur konflikte. Ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, me përjashtim të rasteve të rralla kur debatonin për punët apo hallet e shtëpisë. Sot (dje), babai kishte dalë herët nga shtëpia për të kryer punët jashtë, për të ushqyer gjelat apo edhe punët e tjera te sera që kemi ngritur. Ai erdhi dhe i kërkoi bukë nënës dhe disa rroba të tjera për t’u ndërruar. Por nëna nuk i kishte bërë gati pasi po merrej me punët e tjera të shtëpisë. Aty nisi debati, kur pak sekonda më pas babai e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ai doli përjashta dhe na tha se kishte qëlluar nënën për vdekje”, janë shprehur fëmijët e çiftit për policinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.