Vrasja e trefishtë në bulevardin e Tiranës, thirren 7 dëshmitarë holandezë

Aktualitet

Shtatë shtetasit hollandezë, të listuar si dëshmitarë në procesin ndaj të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në bulevardin “Zogu I” në maj 2015, do të pyeten përmes letërporosive.

Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për këtë lloj procedure, për shkak të pamundësisë së paraqitjes së tyre në proces.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasit e huaj do të pyeten në lidhje me episodin e vrasjes së Durim Sulkut në Holandë në prill 2015. Kjo ngjarje dyshohet nga prokuroria të jetë motivi i përpasjes me armë në buleard 40 ditë më vonë, ku u vranë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Në lidhje me ngjarjen e shënuar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, tek Krimet e Rënda po gjykohen vëllezërit Markelian e Klejvis Doci, si edhe italiani Salvatore Leticia./

 

 

ME TE LEXUARAT