Vrasja e Artan Santos, Avokati: Ishte vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier

Aktualitet

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar sot në emisionin “360 Gradë” se vrasja e Artan Sanots ishte një vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier.Gjokutaj tha se vrasja në derën e bankës së tij ishte një mesazh për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani tha se motori i vrasësve kishte tre muaj që qarkullonte në atë zonë. Sipas Kastriot Myftarajt atë ditë kishte një kod për mos ndalimin e motorit nga Policia.

Genc Gjokutaj: Nëse i keni ndjekur mediat ai motorr ka lëvizur edhe një ditë më para. Në 7 e gjysëm të mëngjesit ai motor ka lëvizur një ditë më parë. Atëherë është ajo që thotë Kastrioti, policia nuk mund të jetë fallxhore që të parashikojë. Për një orë e gjysmë pse nuk e ka ndaluar asnjë polic.

Vrasja e Santos është një vrasje për shkak të funksionit të tij si bankier. Sipas kriminologjisë vrasje te dera e bankës tënde nuk është problem personal. Ai është një mesazh që goditësi i jep, që nga mënyra e ekzekutimit vrasje është e lidhur me bankën.

Kastriot Myftaraj: Kishte një kod që ky motor të lejohej. Kishte vetëm një kod, mos e vrisni para mbledhjes së asamblesë

ME TE LEXUARAT