Nga të gjitha llojet e kancerit që sulmojnë organizmin e njeriut, kanceri në pankreas ka përqindjen më të ulët të mbijetesës.
I shkaktuar nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave, kanceri në pankreas shpeshherë quhet “kanceri i heshtur”, pasi simptomat e vogla dhe jospecifike në fazat e hershme e bëjnë të vështirë diagnostikimin e kësaj sëmundje.
Prandaj, më poshtë i keni disa nga simptomat më zakonshme të kancerit në pankreas, nga të cilat duhet të keni kujdes:
– Dhimbjet abdominale
– Humbja e pashpjeguar e peshës
– Verdhëza
– Humbja e apetitit apo marrje mendsh.
– Probleme me sistemin e tretjes, etj.
Duhet të keni parasysh se lista e simptomave të mësipërme mund të jetë edhe për shkak të sëmundjeve të tjera të cilat janë më pak serioze. Por, duhet të keni parasysh se hulumtimet tregojnë që mosha, mbipesha, konsumimi i duhanit dhe diabeti i rrisin shanset për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje.