Zyrtare, vrasësi i avokatit grek kërkohet në Shqipëri

Aktualitet

Policia greke zbuloi identitetin e njërit prej të dyshuarve për vrasjen e një avokati grek dhe që mendohet se ndodhet në Shqipëri.

Eno ose Aleksandër Mata, 30 vjeç, është personi që grekët i kërkojnë autoriteteve shqiptare. Ai është njëri ndër 5 shqiptaret e implikuar në planin per vrasjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia greke zbardhi skemën e ekzekutimit të Mihalis Zafiropoulos pasditen e 12 tetorit në zyrën e tij në Athinë. Një 32-vjeçar i arrestuar pak dite më parë në Patra ka pranuar se është një prej dy vrasësve.

Ai ka pohuar se bashkë me një shqiptar tjetër kanë marrë urdher nga tre shqiptarë në burgun e Korridhalosë për të kërcënuar dhe shantazhuar avokatin e njohur për një çështje tjetër penale ku implikohej njeri prej tre të burgosurve, çështje të cilën kishte marrë përsipër zyra avokatore e Zafiropoulos.

ME TE LEXUARAT