Vranë shokun për një kapele, gjykata lë në burg autorët

Aktualitet

Gjykata e Shkodrës la në burg dy 17 – vjeçarët, Elvis Hoxha dhe Ditmir Harifi, të cilët mbrëmjen e së shtunës plagosën për vdekje 23 – vjeçarin Hermes Beqiri.

Hoxha akuzohet se ka qëlluar direkt mbi Beqirin, i cili ndërroi jetë në spital, kurse 17 – vjeçari tjetër Harifi është personi që drejtonte motorin dhe largoi autorin nga vendi i ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Hoxhën dhe Harifin megjithëse avokati i këtij të fundit kërkoi një masë më të zbutur.

Ngjarja ndodhi në Guerrile të Shkodrës në ambientet e një lokali. Midis të rinjve pati një sherr banal për një kapele, sherr që përfundoi me vrasjen e Hermes Beqirit./ABC News

ME TE LEXUARAT