Kosovë, zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për 19 komuna

Kosovë&Rajon

1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash që mbahen sot.

Të gjithë këta mund të votojnë në 19 komuna që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 614 qendra të votimit, me gjithsej 1 mijë e 777 vendvotime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

38 kandidatë do t’i hyjnë garës së nesërme për të fituar primatin e të parit nëpër komunat e tyre, ndërsa në komunën e Perteshit do të bëhet rivotimi për kryetar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se tanimë ka bërë të gjitha përgatitjet për balotazhin që do të zhvillohet këtë të dielën.

Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga vëzhguesit e subjekteve politike, mediat, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Europian si dhe ambasadat e akredituara në vend.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së do të jetë më shumë se 12 mijë, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë, për mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket aspektit të sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës, kurse për luftimin e parregullsive dhe manipulimeve, janë angazhuar edhe shumë prokurorë, njofton Klan Kosova.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve është mbajtur me 22 tetor.

ME TE LEXUARAT