Vodhen banesa në Tiranë, publikohen emrat e autorëve

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Polcisë Tiranë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë në fushën e vjedhjes kryesisht të banesave dhe pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr.5 Tinanë, pas një pune profesionale dhe hetimore , kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorsisë për 6 raste të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Kliko per me shume info

Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).

– Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz – Tiranë.

– Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore – Tiranë.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde nrakotike.

Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri – tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi.

Nga puna hetimore operative, e bëre nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr. 5 Tiranë rezulton se, këta pesona në bashkepunim me njeri- tjetrin dyshohet të jane bashkautore të ngjarjeve të mëposhtëme :

• Te ngjarjes së ndodhur me datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit B.O. , në Kamez .

• Te ngjarjes së ndodhur me date 15.09.2017 ku kanë vjedhur banesen në pronësi të shtetasit Q. D. , , në Paskuqan Nr. 1 .

• Të ngjarjes , së ndodhur me datë 26.09.2017 ku kanë vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës ne pronesi te një kompanie celulare ne Bathore.

• Të ngjarjes , ndodhur me datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur banesen në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura ku vijon puna per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura në keto objekte.

Materialet do ti kalohen per veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim ”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, & “ Prodhim dhe shitje narkotikesh” te parashikuar nga neni 283 te Kodit Penal, në ngarkim të personave të ndaluar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here