Vlorë, shkrumbohet lokali, policia: Zjarri ishte i qëllimshëm

Policia deklaroi se një zjarr i qëllimshëm është vendosur në një lokal gjatë natës në Vlorë, në afërsi të spitalit rajonal.

Ngjarja ka ndodhur naten e kaluar rreth orës 23.00, kur banorët pasi kanë parë tymin të dilte nga lokali kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, i cili kishte përshkuar të tëra mjediset e lokalit.

Kliko per me shume info

Pronari i lokalit, 25-vjeçari me inicialet D.D ka deklaruar jashtë kamerës se zjarri është i qëllimshëm, pasi fillimisht është thyer xhami nga pas dhe është hedhur brenda lëndë djegëse.

Ai kishte pak kohë që e kishte marrë me qera këtë lokal, ku çdo gjë është shkrumbuar nga zjarri.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje pronarët si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një ambjenti aty afër.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë zjarrvënie të qëllimshme, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.