Vllaznia zhyt Luftëtarin në krizë, Kamza është për Europë

Sport

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 12-të në superligën shqiptare.

Në përballjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi duke mundur Luftëtarin, i cili ende nuk po mundet të dalë nga kriza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuqe-blutë e trajnerit Ernest Gjoka, pas kësaj ndeshje shkojnë në kuotën e 12 pikëve, 3 më shumë se Luftëtari dhe 2 më pak se Partizani.

Ndërkohë Luftëtari është në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria me vetëm 9 pikë.

Sakaq në ndeshjen tjetër mes Kamzës dhe Lushnjes, blutë e trajnerit Ndreu vazhdojnë marshimin drejt Europës. Lushjna e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar e para, por nuk mundi dot ta mbajë këtë rezultat, pasi Kamza shënoi dy herë duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme.

Pas kësaj sfide Lushnja vazhdon të jetë në vendin e dytë me 5 pikë ndërsa Kamza është në pjesën e sipërme të tabelës me 20 pikë.

ME TE LEXUARAT