Vjedhje makinash në qytetet e Shqipërisë/ Berisha: Hajdutët bëjnë kërdine ditë e natë, çunat e krimit u shkelin syrin!

Dhjetëra vjedhje e grabitje kanë ndodhur ditët e fundit në disa qytete të Shqipërisë. Denoncimet kanë ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha me mesazhe.

Kliko per me shume info

Sipas qytetarëve vjedhjet e shumta të makinave kanë ndodhur në Sarandë, Lushnje, Durrës e zona të tjera, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë gjë për zbulimin e tyre.

Ja çfarë shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha:

Vjedhje masive në Lushnje, Sarandë, Kënetë Durrës!

Hajdutët bëjnë kërdine ditë e natë,

çunat e krimit u shkelin syrin!

Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital! sb

“Përshëndetje Nga Saranda Zoti Berisha

Saranda është përfshirë nga një valë hajdutësh dy muajt e fundit janë shënuar mbi 35 vjedhje të bizneseve dhe automjeteve në qytetin tonë. Janë vjedhur televizora ,lekë ,kasetofona, goma dhe parakolpa makinash etj etj .

LEXO EDHE:  Kapet gomonja me një ton drogë në Itali, arrestohet skafisti nga Fieri

Jemi duke kërkuar mbështetje nga shteti që të ndalohet kjo gjë, por shteti rri duarkryq duke dërguar dy apo tre polic marrin prova e bejnë foto dhe ikin, nuk hapin asnjë kamer që ndodhet përreth bizneseve.

Anonim të lutem.

“Doktor uroj të jeni mirë.Jam nje ish-punonjës i komisariatit të Lushnjes dhe dua të ndaj me ju një shqetësim që sa vjen e po shtohet më shumë në qytetin e Lushnjes.Vetëm natën që sapo kaloi pranë shtëpisë ku banoj jane bërë me dhjëtra vjedhje makinash në Lushnje të miqve të mi dhe nga infot që kam gjatë 2-3 muajve të fundit janë bërë mbi 100 vjedhje navigatorësh makinash dhe shtëpi dhe i gjithë qyteti është në djeni,dhe janë shifra reale, por më shumë se gjysma e të dëmtuarve nuk i denoncojnë sepse nuk kanë besim tek policia sepse policia në Lushnje fle gjumë dhe kur zgjohet do vendosi ndonjë gjob për rrip ose parkim të gabuar. Të gjithë mendojnë që policia është e lidhur me hajdutët pasi në një qytet kaq të vogël që në cdo rrugë ka nga 10 kamera sigurie dhe prap nuk arrijnë ti arrestojnë. Falemnderit nëse e postoni dhe ju lutem anonim.

LEXO EDHE:  Video e re shokuese, momenti kur i riu del nga makina që sapo ka shpërthyer në Fier

“Zoti Sali unë jam një emigrant që jetoj në Itali,por kam shtëpinë në Durrës. Tek keneta në Durrës ka një javë që cdo nate  po thyejne e po vjedhin te gjitha shtepite qe jane bosh ne mes te policeve sepse shtepite tona gjenden  tek paraburgimi ne Durres Por, cuditerisht policia nuk sheh asgje po thyejne dyer e dritare e xhaxhit tim i kane shkulur edhe dritaret policia ka gjetur edhe shenjat e gishtave.  Nuk arrestojne asnje njeri dhe hajdutet nate per nate po bejn terrorr dhe nuk po e vrasin trurin”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here