Bënte “namin” duke vjedhur në Itali, bie në pranga 29-vjecari nga Shqipëria (EMRI)

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje të shumta.
Mediat italiane bëjnë me dije se 29-vjecari, Artur Gega, u kap “mat” nga Policia në një fast-food.

Në shtëpinë ku banonte shqiptari u gjetën bizhuteri ari, syze të shtrenjta, vlera e të cilëve kap shifrën e 2 mijë eurove, ndërsa janë gjetur edhe 1900 euro si dhe sende të tjera të vjedhura.

Kliko per me shume info

Gega nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2014 është dënuar për të njëjtën vepër penale “vjedhje”.

Ai është dërguar në burg pas arrestimit në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here