Vizitoi Shqipërinë në gusht, princi saudit fotografohet i shtrirë në dysheme pas arrestimit

Bota

11 princa sauditë, ministra e zyrtarë të lartë, janë arrestuar pasi akuzohen për spastrimin më të madh anti-korrupsion në historinë moderne të mbretërisë.

Ata janë fotografuar teksa presin fatin e tyre të mbledhur së bashku në burgun me pesë yje Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj të luksoze, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes të arrestuarve gjendet edhe princi miliarder që vizitoi Shqipërinë në muajin gusht dhe u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Burimet saudite thonë se në mesin e atyre që janë fotografuar janë investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është nip i mbretit, me një pasuri prej rreth 18 miliard dollarë dhe zotëron aksione në Twitter, Lyft dhe Citigroup, shkruan Dailymail.

Fotografia u zbulua pasi Presidenti Trump shkoi për të mbështetur njeriun që urdhëroi arrestimet masive, princin e kurorës Mohammed bin Salman, trashëgimtar 32-vjeçar i frikshëm ambicioz i fronit.

ME TE LEXUARAT