Si funksiononte karteli i drogës shqiptaro-grek, kush është ‘Vito’, bosi me origjinë shqiptare

Mediat greke japin të tjera detaje për kapjen e 1.6 ton drogë në një gomone në ujerat greke që dyshohet se ishte nisur nga Himara.

Gazeta “To Vima” shkruan se grupi kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim. Disa nga gomonet i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Grupi ishte i trajnuar për taktika anti-ndjekje dhe përdornin automjete me targa të huaja.

Kliko per me shume info

Shumë nga të arrestuarit kishin përgjegjësi vetëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gomoneve. Një pjesëtar kryesor i grupit konsiderohet një 31-vjeçar me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, i njohur me pseudonimin “Vito”.

Ndërsa televizioni “ANT1” shkruan se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djalë polici. Nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje.

“E thamë 100 herë nuk është i përzier në gjëra të tjera. Çdo njeri mund të ngatërrohet kështu. Është i pafajshëm”, deklaronte nënë e tij.

Më tej, “Kathimerini” shkruan se grupi arriti në mes të shtatorit të trafikojë nga Shqipëria në Turqi një sasi të madhe hashashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here