Viti i Skenderbeut, Banka e Shqipërisë hedh në treg tri monedha të reja

Tri kartmonedha të reja do të hidhen në treg nga Banka e Shqipërisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikqyrës.

Banka njoftoi se në mbledhjen e sotme, Këshilli Mbikqyrës ka vendosur miratimin për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, në vitin 2018.

Kliko per me shume info

Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.

Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.