Vilat luksoze të Habilajve, nusja e Artanit flet të vërtetën e pasurisë

Kliko per me shume info

Javë pas trazirave që shkaktuan përgjimet e tyre, dalin zbuluar vila dhe pasuritë që gëzojnë Habilajt.

Një ditë më parë, nëna e tij foli se puna e tyre ka qenë tregti perimesh, ndërsa sot vjen me një rrëfim nusja e vëllait të madh.

Kliko per me shume info

 

Tina Habilaj telsa flet për Top Story, i bashkohet vjehrrës së saj, Zenepes me dhjetra dosje e dokumenta.

Ajo thotë se burri, Artani, i cili është në kërkim, është i pafajshëm. Dokumentet e kredive bankare deri në 800 milionë lekë janë për Tinën argumenti se tre vëllezërit, banorë të fshatit të vogël Babicë, pasurinë e tyre e kanë brenda ligjeve.
“Këto janë kreditë që ne kemi marrë ndër vite. Kjo është një kredi prej 5 milionë lekësh të reja. Kjo është e pesta kredi që kemi marrë për karburantin që shkojnë tek 700-800 milionë lekë”, thotë nusja.
Habilajt kanë ndërtuar një pikë shitje të karburanteve në anë të rrugës së re transballkanike. Ata kanë edhe disa prona të tjera, si një lokal.
“Kredia e fundit është marrë në muajin korrik 2017. Është marrë në emrin e Florianit, janë 110 mijë euro kredi. Kreditë janë përdorur për karburantin, për lokalin, për gjëra që ne kemi. Nga momenti që ti merr një biznes, edhe do ta rregullosh se nuk mund të punohet biznesi. Kjo është kredia tjetër. Kjo marrje huaje në vitin 2012 prej 135 mijë eurosh. Kredi kam marrë për arsye të punës”, thotë Tina Habilaj.
TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.