Vidhnin “Benz-a” në Tiranë dhe i çmontonin në servise, arrestohen 4 persona

Kliko per me shume info

Policia gjatë një operacioni të koduar “Kamionçina” ka goditur një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Kliko per me shume info

Këta persona i vidhnin automjetet në Tiranë dhe më pas i cmontonin në një servis në Peshkopi, dhe më pas i shisnin për pjesë këmbimi.

HAJDUTET E MAKINAVE
Në Tiranë dhe në Dibër, gjatë operacionit të koduar “Kamionçina”, u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.

Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ata janë:
– Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);

– Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

– Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;

– Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );

si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë

Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:

– Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;

– Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;

– Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;

– Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;

– Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.