Video/ Shqiptarët dhurojnë spektakël në Botërorin e MMA

Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja janë në gjysmëfinalet e kampionatit Botëror të MMA, që po zhvillohet në Bahrein.

Sportistët shqiptarë fituan ndeshjet çerekfinale, të mbajtura të mërkurën. Ata tashmë e kanë të garantuar medaljen e bronzit, por synojnë më shumë.

Kliko per me shume info

Paraqitja e dy sportistëve shqiptarë ishte spektakolare, duke i shtuar edhe më shumë shanset që të triumfojnë edhe në ndeshjet gjysmëfinale.

Të enjten, Doskja do të përballet me përfaqësuesin e Bahrenit, Magomedov, ndërsa Hadribeaj me amerikanin Tomas.

Në botërorin arteve marciale mikse marrin pjesë rreth 400 sportistë nga e gjithë bota. Shqipëria përfaqësohet nga dy sportistët Hadribeaj dhe Doskja, të cilët deri në këtë fazë kanë shkëlqyer./tvklan.al

ERMAL HADRIBEAJ FITORE NDAJ JAKUB TICHOTA

ERMAL HADRIBEAJ FITORE NDAJ JAKUB TICHOTA. FORCA ALBANIA

Posted by Federata Shqipëtare e Ndeshjes së Lirë-MMA. on Mittwoch, 15. November 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.