Video-detaje/ Si funksiononte grupi i hashashit, droga prodhohej në Rinas dhe shpërndahej në Tiranë

Kliko per me shume info

Plot 1 ton e 290 kg drogë është kapur në Tiranë. Gjashtë persona janë vënë në pranga, dhe tre të tjerë janë vënë në kërkim. Sasia e drogës u kap në dy operacione të koduara, “Befasia” dhe “Papafingo” por i përket në njëjtin rrjet të narko-trafikut.

Policia e Tiranës tha se në rrugë operacione kishte mësuar se disa të rinj merreshin e trafik droge dhe pas arrestimit të tyre ka rënë edhe në gjurmë të furnitorit nga Rinasi i cili u arrestua bashkë me gruan.

Kështu gjatë operacionit “Befasia” u vunë në pranga Fajton Mesi, 31 vjeç, banues në Nikël –Çerek, Ilir Ferati, 31 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës, Izmir Muja, 32 vjeç, banues në Lum Kukës, i dënuar me parë dhe Sajmir Grosha, 33 vjeç, banues në Bardhoc i Ri, Kukës, i dënuar më parë. Është shpallur në kërkim A.Ç.

Këta persona janë arrestuar mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:30 zonën e “Unaza e re” dhe në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Policia kishte informacione se Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja, Sajmir Grosha dhe i shpalluri në kërkim A. Ç në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin shitje të hashashit tek persona të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institutit, Paskuqanit, Babrrusë, etj.

Duke shpjeguar operacionin, policia tha: Nje patrullë i ka bërë thirrje të ndalojë automjetit me targa TR 0244 S, por është larguar me shpejtësi. Sakaq, personi me iniciale A.Ç. është larguar me vrap duke dalë nga mjeti, ndërsa drejtuesi ka vazhduar dhe në shpejtësi e sipër për t’i shpëtuar shërbimeve të policisë. Ai ka devijuar rrugën kryesore, duke hipur në trotuar ku dhe është përplasur me një shtyllë.

Policia që e ndiqte arriti të vere në pranga drejtuesin e ketij mjeti, Fatjon Mesi. Në bagazhin e automjetit dhe në sediljen e pasme janë gjetur gjithsej 8 thasë të mbushur me bimë të tharë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Policia ka neutralizuar edhe 3 personat e tjerë të cilët qëndronin në kryqëzimin e Paskuqanit duke ruajtur lëvizjen e automjetit tip “Wolksvagen Polo”.

Në operacionin e dytë të koduar “Papafingo” u arrestuan Hasan Sula, 50 vjeç, banues në Rinas; Merita Sula, 45 vjeçe, bashkëshortja dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tyre.

Policia tha se gjatë operacionit të parë “Befasia” u konstatua se një sasi hashashi ishte blerë nga shtetasi Hasan Sula, me banim në Rinas. Pas ushtrimit të kontrollit të banesës ka rezultuar se kryesisht në katin e dytë, në papafingo janë gjetur 170 thasë me sistem vakumi të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva, pushkë, fishekë dhe peshore elektrike.

Sasia e lëndës narkotike e përshkruar më lart pas peshimit rezultoi në peshën totale 1 ton e 239,5 kg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.