Vettingu / Makina e së vërtetës “pret” 20 kokat e para në Policinë e Shtetit

Kliko per me shume info

Vettingu në polici do të startojë në janar, ndërsa në “sitën” e organeve që do verifikojnë pastërtinë e figurës së efektivëve do të kalojnë fillimisht drejtuesit e lartë, duke nisur me kryepolicin Haki Çako.

Komisionet e Vlerësimit pritet të jenë të ngjashëm me ato për vetingun e gjyqësorit.

Kliko per me shume info

Por jo zyrtarisht ky proces duket se ka nisur para janarit. Sipas burimeve të TCH rreth 20 efektivëve të lartë i është refuzuar rinovimi i certifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara, për arsye të paqarta.

“Ai është modeli që do të ndjekim, por këtë kemi të bëjmë me një forcë sigurie, jo një pushtet siç është gjyqësori. Ideja është që organet e vetingut të jenë të pavarura nga Ministria e Brendshme apo qeveria”, thotë Julian Hodaj, Zvministër i Brendshëm.

Ashtu si në operacionin “Forca e ligjit “, edhe në këtë proces ekspertët e huaj do jenë të pranishëm.

“Ata do kenë rol monitorues dhe këshilluar për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent”, shpjegon Hodaj.

Po ashtu gjurmët e gishtave të gjithë trupës së policisë, gardës së republikës dhe punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, u janë dërguar Interpolit dhe Europolit për të zbuluar indivitë me të shkuar kriminale jashtë vendit.

Gjatë vetingut nuk përjashtohet mundësia që për raste specifike të përdoret edhe poligrafi apo siç njihet ndryshe makineria e së vërtetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.