Vetingu u firmos në 15 shtator, por shtyhet për në 2018

Vetingu në polici, ose kontrolli dhe verifikimi i pasurisë dhe i sjelljes profesionale të efektivëve do të nisë në janar 2018. Këtë e lajmëroi dje ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Eshtë e paqartë se pse vetingu që u lajmërua tre ditë pasi Xhafaj hyri në zyrë dhe u firmos në 15 shtator u shty për 4 muaj më vonë, pra në janar 2018.

Duhet thënë se vetingu nuk garanton drejtësi në vetvete, por sigurisht ai është një fillim i mirë për të larguar nga policia elementë me precedentë ose me lidhje kriminale.

Kliko per me shume info

“Vettingu në polici do të nisë nga 1 janari. Nga buxheti i shtetit një shumë e caktuar të kalojë për vettingun, që ne të kemi njerëz me integritet te policia. Kemi në total rreth 11 mijë punonjës policie, pjesa tjetër është Garda, MB dhe agjenci tjera në varësi të ministrisë”, tha Xhafaj sot në komisionin e Sigurisë.

Në shtator të këtij viti, ministri i Brendshëm firmosi vendimin për nisjen e procesit. Sipas urdhrit që sanksionon ngritjen e një grupi pune, procesi i vetingut pritet të përfshijë verifikimin e pastërtisë së figurës, të pasurisë dhe aftësive profesionale për çdo punonjës të Policisë, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, SHÇBA.

 

Nuk dihet nëse shtyrja e procesit të vetingut në polici ka ardhur për shkak se në këtë proces, do të japin ndihmë edhe ekspertë të FBI-së dhe të agjencive të sigurisë së Bashkimit Europian. Fakti është që ky veting, njësoj si ai mbi njerëzit e drejtësisë, është i vonuar. Pavarësisht premtimeve shpresëdhënëse për të ardhmen, situata e sigurisë dhe mbi të gjitha e dhënies së drejtësisë në vend, mbetet në nivele të ulëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here