Vesa Luma poston foto ku duket e përmalluar për Big Bastën

Këngëtarja Vesa Luma ka shijuar këto ditë qëndrimin në Prishtinë pranë familjarëve të saj, bashkë me djalin e saj të vogël, Tianin.

Ndryshe, bashkëshorti i këngëtares, reperi Big Basta ka disa muaj që është larguar jashtë vendit për disa punë të rëndësishme.

Kliko per me shume info

Si rrjedhojë, çifti kanë disa muaj që ende s’janë takuar me njëri-tjetrin, dhe kjo ka ndikuar që Vesa të ndjejë tepër mall për të.

Së fundmi, Luma ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, të realizuar më 22 maj, ditën që Big Basta u largua nga Shqipëria.

Fotografia shfaq tre anëtarët e familjes së bashku: Vesën, Big Bastën dhe Lianin e vogël gjatë përshëndetjes në aeroportin e Tiranës.

Me shpresën se do të takohen sa më shpejt, Vesa vendosi që ta ndajë edhe me fansat e saj këtë fotografi mallëngjyese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.