“Kasapi i Bosnjës”, sot pritet të shpallet vendimi për Ratko Mlladiçin

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, sot do të shpall aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladic është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Kliko per me shume info

Mlladic mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladicin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladic, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladic i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij./REL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here