Vëllai i bosit të mafies rreh brutalisht gazetarin e Rai 2

Gazetari i Rai 2, Daniele Piervincenzi është goditur me kokë nga Roberto Spada, vëllai i bosit të mafies Carmine, i dënuar me 10 vite burg. Gazetarit iu thye hunda.

Ngjarja ka ndodhur pas një pyetje të drejtuar nga gazetari, por Roberto Spada nuk e ka duruar dhe e ka goditur me kokë edhe me një shkop gome gazetarin dhe më pas edhe kameramanin që e shoqëronte.

Kliko per me shume info

Gazetari dhe kameramani janë pjesë e stafit për programin e quajtur “Nemo”, në Rai2.

Daniele Piervincenzi, është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe Spada është arrestuar sot nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Ostia të Romës ku pas dy javësh do të mbahen zgjedhje, dhe sipas mediave vendase kjo zonë është me influencë të madhe nga mafia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.