Vëllai i avokatit të zhdukur: “Kam folur me të para se të nisej trageti”

Detaje të reja vijnë nga zhdukja e avokatit shqiptar Besnik Muço i cili rezulton i zhdukur që prej datës 2nëntor.

Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e më pas nga vëllai i avokatit i cili ka konfirmuar se celulari i Muços i rezulton i fikur.

“Kam folur me të paka para se të nisej trageti drejt Italisë”, tha vëllai i avokatit.
Kliko per me shume info

Mësohet se avokati rezulton të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo.

Po ashtu burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autotitetet shqiptare te homologët e tyre kufitarë italianë nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit.

Nga ky moment mësohet se policia dhe prokuroria e Durresit nisin zyrtarisht hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.