Vdiq ne aksident, “Stop” dedikim gazetares 24-vjeçare: Eri është në qiell, është në parajsë…

Emisioni “Stop”, minutat e kësaj të hëne ia dedikoi Erit, koleges 24 – vjeçare e cila nuk jeton më.

Erinolda Isufaj humbi tragjikisht jetën të shtunën në rrugën Lushnje – Berat, pasi një bllok mermeri u shkëput nga kamioni dhe ra në makinën ku udhëtonte e reja sëbashku me familjen e saj.

Kliko per me shume info

“I shprehim ngushëllime familjarëve të Erinoldës. Dua që nëpërmjet zërit tonë, madje vetë Eri po të ishte gjallë do ta thoshte këtë pjesë, sigurinë rrugore“, tha drejtuesi i “Stop”, Saimir Kodra.

Sëbashku me Gentin, ata shprehën mirënjohjen për gazetaren 24 – vjeçare, për kohën që ishte pjesë e stafit të emisionit.

“Eri është në qiell, është në parajsë… Eri të kemi xhan”, tha Genti.

E duke marrë shkas nga kjo ngjarje tragjike, në hitparade e absurdit shqiptar, “Stop” solli disa raste, kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik në rrugë, për shkak të shkeljeve, që arrijnë deri në absurd.

Një kamion i ngarkuar me bar që lëviz lirisht në rrugë, një motor i ngarkuar mbi kamionçinë që qarkullon pa problem, e një motor Piaggio i ngarkuar në portobagazhin e një makine të vogël, ishin disa prej pamjeve të shfaqura.

Gjithashtu, në emision u soll në vëmendje edhe gjendja e masivëve shkëmborë në Torovicë, që mund të shkëputen nga momenti në moment, duke vënë kështu në rrezik jetën e drejtuesve të makinave./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.