Vasili: Rama fut në burg njerëz për 10 mijë lek dhe mbron kriminelët

Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm më strukturat e LSI në Fier, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

Sipas Vasilit, kryeministri fut në burg njerëzit e varfër për 10 mijë lek, ndërsa nga ana tjetër mbron kriminelët.

Kliko per me shume info

Vasili ka risjellë në vëmendje çështjen e Saimir Tahirit, duke deklaruar se “Njerëzit u burgosën, ju e mbani mend edhe për 10 mijë lekë, edhe për 20 mijë lekë, edhe për 30 mijë lekë. Nuk hezituan t’i fusin në burg, pati nga ata të futur në mënyrë të padrejtë, të cilët u traumatizuan nga burgu dhe humbën dhe jetën në burgje. Ju e dini që ka pasur raste të tilla. Kurse kur vjen puna për t’u arrestuar, një ish-ministër provuar jo nga drejtësia shqiptare, mirë do ishte ta bënte drejtësia shqiptare, por nga antimafia italiane, të gjithë këta që fusin në burg njerëzit për 10 mijë lekë edhe për 20 mijë lekë, u bënë të gjithë bllok për të ruajtur, për të mbështetur njëri-tjetrin, pra kriminelët ishin të qetë që atje në krye kishin ata që i mbrojnë edhe i mbështesin me forcë.”

Gjithashtu Vasili tha se një e keqe e madhe ka zaptuar kryet e vendit, është një e keqe që vjen nga padrejtësia e madhe, që ata që bëhen njësh me trafikantët dhe me kriminelë, për fat të keq drejtojnë vendin, por për fat të mirë do ta drejtojnë për shumë pak kohë.

Ndër të tjera Vasili u shpreh se “mazhoranca u bë bllok për të mbrojtur një mal me horrllëqe të një ish-ministri gangster, mbajtën dhe fjalime pa fund edhe thanë, krimineli përjashta, ju të varfrit shkoni në burg”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here