Vasili nga Brukseli/ Treguam të vërtetat që fsheh Qeveria

Kryetari i Grupit Parlamentar të Sigurisë, Petrit Vasili ndërsa ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel, është ndalur edhe tek situata aktuale politike në Shqipëri, sipas tezës, se Qeveria po favorizon krimin.

Në një intervistë për ABC News, ai ka deklaruar se ndodhet në Bruksel me misionin për të përçuar të vërtetat që fsheh Qeveria.

Kliko per me shume info

“Besoj që problemi qëndron këtu, ne jemi në rradhë të parë këtu me misionin që në Europë të çojmë atë problematikë e cila në kanalet e komunikimit edhe diplomatik, mbase dhe raportimeve të rrumbullakosura dhe konformistë që vijnë edhe nga Europa që ndodhet në Tiranë. Të biem ato të vërteta që janë këtu jo thjesht dhe vetëm për të treguar një Shqipëri që ka problem por për të treguar sesi zgjidhen këto probleme pasi nuk besoj që Europës i intereson të ketë një Shqipëri që të rri te pragu i derës së saj, për të mos hyrë kurrë në të .Prandaj ne kemi qenë jo thjesht dhe vetëm në pozicionin opozitar por ti tregojmë disa të vërteta të cilat thashë dhe njëherë për fat të keq Shqipëria qeveritare dhe Europa që ndodhet në Tiranë nuk i raporton ashtu siç duhet, sigurisht këtu ndoqëm me shumë objektivitet”, është shprehur Vasili.

Sipas të njëjtit, mediat europiane dhe pse ajo përtej oqeanit kanë qenë një hap para politikës dhe pikërisht këtu ka treguar pushtetin e madh dhe të paçmueshëm të tyre.

“Por ne bëmë atë që politika ka për detyrë ta bëjë dhe të thotë në të gjitha tavolinat. Kam parë një qëndrim dashamirës dhe objektiv dhe për këtë jam mirënjohës këtij takimi. Besoj që dëshmitë nga Shqipëria janë negative dhe besoj të hidhura”, ka thënë ndër të tjera Vasili.

1 COMMENT

  1. Cila eshte e verteta mor syrat palar qe te mos futet shqiperia ne evrope, dihet aftesia, qellimi, objektivi,maturia,atdhetaria,drejtesia dhe interesi juaj dhe i lsi-se kur akuzoni qeverin per te mos hapur i negociatate dhe evropen e ameriken qe perkrah Shqiperine per evrope se eshte pjese e saj e per te mire te kombit duhet sa me shpejte te behet anetare, per ritje te mireqenies,per demokraci, per. mos largimin ne emigracion te rinise dhe per venien e drejtesise, por juve nga frika e vitingut kerkoni mjergull duke bere:
    1-sulm ndaj qeverise
    2-sulm ndaj evropes e amerikes se jan bler nga Rama
    3-sulm ndaj reformave
    4- sulm perte rezuar kryeministrin e qeverine pa llogaritur vullnetin e popullit
    5-sulm mbi interesat kombetare vetem per destabilizim se humbet pushtetin ne qeveri e te beni sic keni bere 27 vjet, here me njerin e here me tjetrin per te zhvatur me shume
    Pranoni ate perqindje qe moret ne zgjedhje, jipni llogari se keni qen ne bashkeqeverisje dhe beni nqse i shpetuat vitingut opoziten per te mire te ketij vatani e jo njeher nga amerika e evropa e njeher nga Rusia se do vije dita e varin s’ tu gjejne me antikombetarizmin dhe demokracine doni te beni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.