Vasili i kujton Ramës dështimin në shëndetësi: Fakt jo kazan, asnjë spital i ndërtuar në 4 vite

Kliko per me shume info

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur sot akuza të forta kundrejt kryeminstrit Rama, duke e akuzuar se në katër vite, qeveria e tij nuk ka ndërtuar asnjë spital.

Vasili në një postim në rrjetin social facebook, jep të dhëna konkrete të cilat i quan, fakte e jo kazan.

Kliko per me shume info

”Fakti, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit ka vetëm llogje. Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt jo kazan. Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë. S’KA ASNJE SPITAL TË RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit”, shkruan Vasili.

Më tej, Vasili edhe si kreu i Komisionit të Shëndetësisë, shton se nga 86 milion euro që qeveria paguan për koncesionet, në vend do të ishin ndërtuar dy spitale.

”86 milion euro paguan në vit për koncesionet aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktët se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani”, denoncon kreu i deputetëve të LSI-së.

Statusi i Petrit Vasilit:

Fakti, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit ka vetëm llogje. Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt jo kazan.

Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë.

S’KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit.

86 milion euro paguan në vit për koncesionet aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktët se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani.

1 COMMENT

  1. Qytetaret nuk kan nevoje per ndertim godinash por kan nevoje per sherbim shendetesor falas
    Nuk vdesin se skan godina spitalore por nuk kan te ardhura te paguajn per mjekesi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.