Vasili: Fakt jo kazan, në 4 vite asnjë spital i ri në vend

Kliko per me shume info

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka hedhur akuza se në katër vite, qeveria e kryeministrit Rama, nuk ka ndërtuar asnjë spital. Vasili në një postim në rrjetin social facebook, e quan fakt jo kazan.

”Fakti, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit ka vetëm llogje. Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt jo kazan. Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë. S’KA ASNJE SPITAL TË RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit”,-shkruan Vasili.

Kliko per me shume info

Më tej, Vasili edhe si kreu i Komisionit të Shëndetësisë, shton se nga 86 milion euro që qeveria paguan për koncesionet, në vend do të ishin ndërtuar dy spitale.

”86 milion euro paguan në vit për koncesionet aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktët se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani”,-shton kreu i deputetëve të LSI-së.

Statusi

Fakti, s’ka asnjë spital të ri në këto katër vjet, ndërsa kazani i kryeministrit ka vetëm llogje.

Asnjë spital i ri nuk është ndërtuar në Shqipëri këto katër vjet. Ky është fakt jo kazan.
Shkoni pyesni qytetarët nëse kanë parë gjëkundi ndonjë të tillë.

S’KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetëm llogje të kazanit të kryeministrit.

86 milion euro paguan në vit për koncesionet aq sa duhen për të bërë 2 spitale të reja moderne. Këto janë faktët se kazanin e llogjeve e ka marrë me koncesion kryellafazani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.