Vasili akuzon Kryeministrin: Kërkon të shfokusojë vëmendjen nga krimi dhe droga

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se sulmet e tij ndaj medias janë të qëllimshëm, për të zhvendosur vëmendjen nga krimi dhe droga.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thekson se “kryeministri duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.”

Kliko per me shume info

Gjithashtu Vasili shkruan se “Sa për mediat, media të ndershme e me integritet në Shqipëri e në Botë ka plot, që do të tregojnë çdo gjë sot e çdo ditë për pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet.”

Postimi i plotë:

Të përgjigjet kryeministri për drogën dhe krimin, debati për median shfokusim i qëllimshëm i tij.

Kryeministri u shqye më dysh që të bëjë protagonistin duke goditur mediat. Nuk ka asnjë merak ky, as për të drejtat e njeriut e as për liritë, sepse ky veç i shet e i blen ato. Kryeministri dhe parimi (parimet) janë të kundërtat e njeri-tjetrit.

Ky duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

Sa për mediat të blejë sa të dojë…Po “France International”, “Frankfurter Alegmaine Zaitung”, “Corriere della Sera”, “Neë York Times”, “The Telegraf”, a i blen dot?!

Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen.

Të përgjigjet kryeministri përpara task-forcës së tre milionë shqiptarëve për drogën dhe krimin epidemik.

Sa për mediat, media të ndershme e me integritet në Shqipëri e në Botë ka plot, që do të tregojnë çdo gjë sot e çdo ditë për pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.