“Vangjush Dako bën pazare votash me kriminelët, Agjencitë inteligjente përgjojnë Kryebashkiakun e Durrësit”

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar sot para medias se “një tjetër zhvillim skandaloz”, siç e quajti ai: Kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota.

“Partia Demokratike e ka ngritur me forcë zërin se në këto zgjedhje Edi Rama ka angazhuar para dhe forcën e bandave kriminale, – tha basha. – Sot do të prezantojmë një tjetër zhvillim sksndaloz. Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet më të rrezikshme të Durrësit duke u kërkuar të blejnë vota. Shërbimet partnere e kanë kapur gafil duke bërë pazare në telefon, tendera. Janë miliona euro që ka premtuar për blerjen e votave.

Kliko per me shume info

Këtë fakt e di Gjushi po dhe mentori i tij Edi Rama. Ndaj ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po merrej me këtë aferë kriminelë. Këtu gjenden edhe arsyet e dorëheqjes së papritur të Drejtorit të Shërbimit Intelegjent Shqiptar.

Me presione kriminale, Edi Rama ka larguar prokurorin Anton Martini që po heton vjedhjen e votave në Durrës. Ai është emëruar me ngritje në Durrës me shpresën që të shpëtojë Gjushin

I kërkoj sot Prokurorisë të hetojë nëne lëvizja e Anton Martinit është bërë me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerëndërkombëtëraë që po ehtojnë për vjedhjen e zgjedhjeve

Pd do të vazhdojë betejën për të çmontuar lidhjen kriminale më botën e krimit

Të gjithë shqiptaët panë sesi rama mbrojti beniaminin e tij nga

Tani rama do të mbrojë dakon nga prangat

Mbron dakon sepse mbron veten e tij

Këta janë marionetat e pushtetit të edi ramës. Atij po i afrohen prangat.

Pd është eëvendosur të japë mbëhtejen që dako të dalë para logjit

Këto fakte janë të dokumentuara që e lidhin dakon me procesin mafioz të blerjes së votave

Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt

Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.