Vajza shtatzënë kërcënon: “Jam 4 muajshe shtatzënë, 4000 pëlqime dhe unë nuk do të abortoj”

Bota

Numri i pëlqimeve në fotot e postuara në rrjete sociale si “Facebook”, “Instagram” etj është kthyer në fiksim për njerëzit. Rasti më i fundit është i një vajze të re e cila ka shokuar të gjithë ndjekësit me postimin e saj. Ajo ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur dhe kërcënon se nëse nuk merr 4000 pëlqime do e abortojë bebin.

“4 muaj shtatzënë, 4000 pëlqime dhe unë nuk do të abortoj”, shkruan ajo në Twitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajza e ka arritur atë që donte dhe ka marrë jo 4000, por 10.000 pëlqime, por edhe një reagim shumë të ashpër nga ndjekësit.

Më vonë ka reaguar edhe babai i fëmijës. “Në vend që të më thoje se është fëmija im, ti vendose të shkruash në Twitter këtë budallallëk?”, shkroi ai në Twitter.

Ndërsa ajo i ka shkruar: “Më vjen keq që e more vesh kështu. Prandaj të kërkova para por ti më bëre bllok. Më blloko përsëri tani”.

ME TE LEXUARAT