‘Më kërkoi të fikja telefonin’, flet e mitura: 32-vjeçari më përdhunoi në hotel

Kliko per me shume info

Zbardhet deshmia e vajzes 13 vjeçe nga Kruja, e cila u deklarua e zhdukur nga familjarët prej mesditës së premte, është rikthyer në banesë një ditë më pas dhe ka denoncuar një 32- vjeçar për përdhunim.

Adoleshentja D.P. u zhduk në mënyrë misterioze pas më simit, ndërsa familja, të afërm dhe policia u vunë në kërkim të saj. 13-vjeçarja, pasi është kthyer në shtëpi, ka pohuar para familjarëve të saj se ishte rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht nga një djalë i madh në moshë në një hotel që ndodhet në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Kliko per me shume info

Pas identifikimit të autorit nga ana e Policisë, shtetasit Alfred Tereziu, 32 vjeç, nga kryeqyteti, ka rezultuar se ai e kishte futur me forcë në makinë dhe më pas e ka çuar në hotel, ku edhe ka abuzuar seksualisht me të miturën. Vajza ka pohuar para policisë se nuk njihej më parë me 32- vjeçarin, por ai e ka futur me forcë në automjetin e tij, teksa ajo kthehej nga shkolla për në banesë.

“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Por kur po afrohesha afër shtëpisë, një djalë më i madh se mua në moshë më kërkoi të ndalesha një moment, pasi donte të më pyeste për diçka. Në momentin që iu afrova për ta dëgjuar se çfarë kërkonte, më futi me forcë në makinë. Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja. Pastaj ndaloi te një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart. Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste, po të mos bëja ashtu siç kërkonte ai. Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë me makinë dhe më tha që të mos u tregoja asnjërit për atë që kishte ndodhur”, ka deklaruar 13-vjeçarja për Policinë.

Pas kësaj dëshmie, oficerët e Policisë kanë kryer verifikime pranë hotelit ku pretendonte e mitura se kishte ndodhur abuzimi me të. /Panorama/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.