Vajza e Michael Jackson: Babain tim e vranë, ja ç’më thoshte shpesh

Kur kanë kaluar më shumë se 8 vite nga vdekja e legjendës së muzikës Michael Jackson, vajza e tij Paris Jackson ka bërë një deklaratë të fortë kur ka thënë se babain e saj e vranë.

Në intervistën e fundit në “Rolling Stone”  19-vjeçarja i ka shokuar të gjithë duke ngritur dyshime të forta mbi një nga vdekjet më të bujshme në historinë e botës:

Kliko per me shume info

“Ai shpeshherë jepte detaje që të linin të kuptoje se dikush i ishte vënë pas. Një herë madje tha: ‘Ata do të më vrasin një ditë”,- u shpreh Jackson, e cila ishte vetëm 11-vjeç kur i ati vdiq si pasojë e një përzierjeje medikamentesh të dhëna me recetë nga doktori i tij. Ky ishte shkaku zyrtar i dhënë nga analiza mjeko-ligjore, por që edhe në teoritë konspirative.

Gjithashtu Paris ka treguar edhe dramën më të madhe të jetës së saj. Një burrë i panjohur shumë më i madh në moshë e ka përdhunuar në moshën 14-vjeçare. Kjo ngjarje ishte shumë e rëndë sa e zhyti në depresion dhe e çoi drejt tentativave për vetëvrasje dhe ajo krijoi varësi nga droga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.