Vajza e Azem Hajdarit flet me tone të forta në Kuvend: Saimir Tahiri është viktimë e sistemit

Vajza e liderit të ndjerë Azem Hajdari, Rudina e cila është edhe deputete e PD ka mbajtur një fjalim me tone të forta dhe me emocion në sallën e Kuvendit, ditën e sotme.

Deputetja e re u ndal tek zhvillimet e fundit politike në vend dhe duke përmendur edhe thirrjet e forta të ndërkombëtare, Hajdari tha se  kjo nuk duhet te ishte nje seance normale.

Kliko per me shume info

“Kjo nuk mund të jetë një seancë normale, pas ngjarjeve të fundit dhe deklaratave të ndërkombëtarëve. Pyetja që duhet ditur sot: Në ç’derexhe janë katandisur sot politikanët tanë? Tahirit duhet t’i hiqet imuniteti, ai duhet të përballet me gjykatën. Fati i tij nuk duhet lënë në dorë të lajmeve, dhe as në dorë të një deputeti, vetëm gjykata ka të drejtë ta gjykojë. Nëse Tahiri pandeh se mund të fitojë, le ta tregojë këtë në gjykatë. Salla e Parlamentit nuk mund të trajtohet si sallë kafeje, këtu duhet të ofrojmë zgjidhje demokrative. Më quani ctë doni, por askush nuk mund ta përdorë këtë podium për të rritur popullaritetin. Thirrja ime është e thjeshtë: Duhet të ndryshojmë. Nuk është krenari të shohim vendin të denigrojë dita-ditës. Politika duhet t’i ofrojë shqiptarëve një punë dhe një rrogë. Kjo qeveri nuk ka ofruar asnjë lloj zgjidhje për t’iu ofruar njerëzve një jetesë normale. Saimir Tahiri është një viktimë e këtij sistemi. Nuk mund të flasim për trafikun e drogës vetëm në mënyrë lekësh, por duhet të kuptojmë se pas këtyre skandaleve fshihen njerëz. E vërteta është se kjo nuk ekzistonte në këto përmasa më parë. Historia njerëzore është ajo që duhet të flasim sot, se si trafiku i drogës po shkatërron vendin. Përgjegjësia fillon nga cdo deputet, nëse ne bëjmë një vesh të shurdhër është njëlloj si të përfshihemi. Prandaj, zgjohuni! Ne duhet të ndryshojmë, ndërhyrja e të huajve tregon se ne po dështojmë”, tha Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.