“Më ka ikur vajza”, i ati e denoncon të humbur, 20-vjeçarja zhduket në Greqi

Babai i një vajze nga Berati ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës prej disa ditësh.

Vajza ka ikur drejt shtetit grek dhe se nuk ka vënë në dijeni familjen, e nuk ka kontaktuar me familjarët. M.Z 52 vjeç ka thënë në komisariatin e policisë të Hinkës në Ujën Vajgurore se ka humbur kontaktet me vajzën 20-vjeçare Xh.Z.

Kliko per me shume info

Ai tha se vajza i ka ikur në vendin fqinj. Policia ka thënë se është duke u punuar për gjetjen e vajzës. Materialet për rastin i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.