Iu divorcuan prindërit, 13-vjeçarja pret damarët. Dërgohet me urgjencë në spital

Kliko per me shume info

Një 13-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë paracetamol dhe prerë damarët e dorës.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.

Kliko per me shume info

Ka qenë ora 23:00, kur shtetasja E.H., është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe stafi i spitalit ka njoftuar policinë për rastin në fjalë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, aty ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e tentativës së vetëvrasjes.

E mitura fillimisht kishte pirë dy pako me paracetamol, dhe më pas ka prerë me brisk damarët e krahut të majtë.

Sipas burimeve të policisë, shkak për kalimin e vajzës në një situatë të tillë ka qenë divorci i prindërve të saj.

Vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë Tiranës për vlerësim./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.